Shqipëria ”zhytet” në ujë, ministrat “ngopen” në Dubai, Kërpaçi : Qeveria është inekzistente

222
Sigal

Ish-deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi, njëherësh edhe kryetare e LRI-së, e cilëson situatën që po kalon Shqipëria e cila është nën ujë si të jashtëzakonshme, teksa thotë se shteti nuk funksionon dhe është i papërgjegjshëm. Thirrja e saj është për një rishikim të buxhetit. Për Kërpaçin qeveria është inekzistente.

”Është një situatë e jashtëzakonshme jo vetëm në veri. Edhe në Fier dhe në Vlorë është një situatë që kërkon vëmendje por shikojmë një qeveri që jo vetëm është e paaftë por në situata të vështira prodhon krizë. Të njëjtën gjë me tërmetin, me pandeminë tani dhe në krizë. Shqipëria nën ujë, ministrat në Dubai. Jemi përballë një situate ku shteti nuk funksionon dhe është i papërgjegjshëm. Duhet një mbledhje për rishikimin e buxhetit, për të parë mënyrat për të gjetur fondet për familjet që jo vetëm kanë humbur shtëpitë por dhe prodhimet e tyre.

Nuk është prezentë aty ku e kërkojnë qytetarët dhe sot nuk ka një bilanc. Çfarë po ndodh me familjet në çadra? A janë ato mes 4 rrugëve? Duhet një mbledhje e jashtëzakonshme e qeverisë për të parë një rishikim të buxhetit të shtetit. Me një procedurë të kollajshme mund të anulohen koncesionet dhe ky fond t’i dedikohet familjeve që sot janë mes katër rrugëve. Kemi bilancin e pandemisë, me një kosto të jashtëzakonshme për familjet shqiptare, koston e tërmetit ku mijëra familje kanë mbetur pa banesa.

Në gjithë këtë situatë ajo që ndodh që qytetarët janë të harruar, të braktisur dhe nuk shikohet asnjë zgjidhje konkrete, reale që qytetarët ta ndiejnë dorën e shtetit, jo dora t’i jepet veç oligarkëve. Shifrat e raporteve tregojnë që intelektualët, të rinjtë, të rejat çdo ditë po e braktisin vendin tonë. Kanë rritur papunësinë në Shqipërinë, kanë ulur pagesat dhe kanë rritur taksat”, tha ajo në deklaratën e saj.