Vasili dhe Braimllari në mbështetje të protestuesve të Unazës së Re

527
Sigal

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili dhe Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari në mbështetje të qytetarëve protestues të Unazës së Re.

Vasili dhe Braimllari gjenden te Drejtoria e Policisë së Tiranës për tu qëndruar pranë protestuesve të ndalur dhe të familjarëve të tyre që u ndaluan paraditen e sotme pas përplasjeve në zonën e Astirit, ku shkak u bë vizita e kryeministrit Rama në një biznes në zonën ku prej 7 muajsh banorët protestojnë kundër projektit korruptiv të zgjerimit të Unazës së Madhe të Tiranës.