Vasili denoncon punësimet në Kryeministri: Rama paguan qindra mijëra euro për komentues në facebook, SPAK rri e vështron

205
Sigal

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar në lidhje me pagat e publikuara për personelin e zgjeruar të kryeministrit.

Përmes një postimi në facebook, Vasili shkruan se Rama paguan me rrogë 25 ndihmësa, pavarësisht pesë këshilltarëve të tij.

Gjithashtu Vasili thekson se me mijëra persona të tjerë paguhen si servilë për të të bërë komente në rrjetet sociale të kryeministrit.

Numri dy i LSI-së, shprehet se nëse SPAK-u nuk do të ishte i kapur atëherë do të kishte vepruar në lidhje me këto abuzime flagrante me qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit.

Postimi i plotë:

Skandali! Rama paguan qindra mijra euro rroga komentues FB dhe SPAK qe rri e veshtron!

E turpshme dhe e denueshme, por e vertete!!

Vetem Rama paguan me rroge edhe 25 ndihmësa, perveç 5 keshilltareve, pra mijra euro çdo muaj.

Veliaj paguan 22 keshilltare per vete serish mijra euro cdo muaj.

Mijra e mijra servile te tjete paguajne vetem qe te bejne komente debile per postimet ne FB te Rames dhe Veliajt.

Mijra e mijra te tjere neper ministri e bashki shqyejne miliona euro rroga per te mos bere asgje.

Dhjetra milion dollare nga gjaku dhe djersa e shqiptareve shkojne dem per te paguar kete ushtri servilash dhe debilash.

Gazetare dhe artiste, qe shesin lart e poshte mender paanesine e tyre dhe ku me se fundi u muar vesh qarte e me fakte, qe vetem lepijne sahanet e qeverise dhe pastaj leshohen neper tv qe te justifikojne sahanlepirjen dhe rrogen e tyre.Ptu çfare neverie.

Tashme i madh dhe i vogel e dijne qe drejtesia eshte kapur nga rilindja.

Ne se SPAK-u nuk do te ishte i kapur, do te kishte vajtur me vrap ne zyrat e shtetit.

Dhe duke filluar nga Rama dhe Veliaj do tu kishte bere hatane ketyre, qe shqyejne parate gjakun e djersen e shqiptareve per te paguar lloj soj debilash e servilash, qe tu bejne fresk.