Tre lojtarët e Manchester United frikësohen kur Ronaldo është në fushë, kërkojnë që të largohet

231
Sigal

Cristiano Ronaldo ka “frikësuar” tre nga shokët e tij të skuadrës në Manchester United dhe është kritikuar shumë për paraqitjen e tij kundër Newcastle United të hënën.

Ronaldo ka shënuar 13 herë në 19 paraqitje për United këtë sezon pas rikthimit të tij të suksesshëm në Old Trafford gjatë verës.

Megjithatë, superylli portugez 36-vjeçar u kritikua ashpër për veprimet e tij në barazimin 1-1 të Unitedit me Newcastle në St James Park.

Ronaldo me fat i shpëtoi një kartoni të kuq të mundshëm për ndërhyrjen e tij të nxituar ndaj Ryan Fraser, me gjyqtarin Craig Paëson që i dha vetëm një karton të verdhë.

Sulmuesi i United u sulmua më pas nga ish-shoku i skuadrës, Gary Neville , i cili akuzoi Ronaldon për ‘ikje’ nga fusha pas vërshëllimës së fundit.

Edhe ish-sulmuesi anglez Gabriel Agbonlahor ka folur për situatën e portugezit dhe i ka kërkuar menaxherit të përkohshëm të United, Ralf Rangnick, që të largojë Ronaldon nga 11-ja e parë.

Agbonlahor tani ka pohuar se Jadon Sancho, Mason Greenwood dhe Marcus Rashford janë të frikësuar nga prania e Ronaldos në fushë.

“Më duket sikur Ronaldo kujdeset vetëm për golat e tij. Ajo paraqitje e Ronaldos ishte turpëruese gjatë gjithë lojës” ka thënë fillimisht Agbonlahor për Football Insider.

“Ai po i ngrinte duart në ajër sepse nuk po merrte shanse. Më pas, pas ndeshjes, largohet nga fusha i zhgënjyer dhe imagjinoj se është i zhgënjyer në zhveshtore”.

“Qëndrimi i tij ishte i pafuqishëm. Nëse jam Rashford, Greenwood dhe Sancho, kam frikë të bëj një goditje. Sa herë që ata kanë një goditje, ai ngrit duart për të thënë: ‘Pse nuk më pasove mua?’”.