Vasili: Çmimet e karburantit në bursa ulen! ‘Bordi i Hajduteve’ vazhdon vjedhjen! Të shkrihet!

144
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka sulmuar ashpër bordin e transparencës për karburantet.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’, Vasili theksoi se “Bordi Hajduteve qe vendos çmimin e naftës ka qe ne 12 tetor qe nuk mblidhet më dhe ka mbërthyer çmimin ne plot 240 leke per liter.”.

Postimi i Vasilit:

Çmimet ne Bursa ulen, Bordi i Hajduteve vazhdon vjedhjen!!

Bordi Hajduteve qe vendos cmimin e naftes ka qe ne 12 tetor qe nuk mblidhet më dhe ka mberthyer cmimin ne plot 240 leke per liter.

Bordi eshte shume i shpejte kur rrit cmimin e naftes, por shume i ngadalte kur duhet ta ule ate.

Treguesi Brent, referenca e naftës bruto europiane ka zbritur në 90 dollarë për fuçi, nga gati 100 dollarë që ishte pak ditë më parë.

Treguesi tjetër Platts, që është referenca ku blejnë importuesit shqiptarë ka zbritur në 1088 dollarë për fuçi.

Vendimi i fundit i Bordit është i datës 12 tetor, kur nafta në bursa ishte 96 dollarë për fuçi për treguesin Brent dhe 1109 USD/ton për treguesin Platts.

Bordi vjedh shqiptaret dhe mbush xhepat e qeverise dhe te oligarkeve.

– TE SHKRIHET BORDI

– VOTONI PROJEKTLIGJIN PER HEQJEN D DY TAKSAVE PER NAFTEN QE PARTIA E LIRISE KA ÇUAR NE KUVEND 8 MUAJ ME PARE!!