Rama mbledh kabinetin qeveritar: Ja objektivi parësor për 100 ditët e para të qeverisjes

506
Kryeministri Rama ka mbledhur kabinetin e tij qeveritar ku ka nisur edhe “Komunikimin e Javës” për këtë të dielë.
Rama ka falënderuar katër zv/ministret e ardhura nga Kosova si pjesë e ‘skuadrës’ së qeverisë për këtë mandat të dytë drejtues.
Në fjalën e tij kryeministri cilësoi se duhet të punojmë të gjithë për të çelur negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në këto 100 ditët e para.
“Objektivi ynë parësor, dhe që duhet të marrë mbështetjen e të gjithave ministrive është, çelja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE në 100 ditëshin e parë të qeverisjes tonë”, tha Rama.
Më tej Rama është duke treguar objektivat dhe detyrat për të gjitha dikasteret e ministrive.
Sigal