Vasili: 25 prilli dhe vota masive shporr rilindjen dhe realizon përmbysjen e madhe

280
Sigal

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka zhvilluar ditën e sotme takime me banorë të Kavajës. Në një postim në Facebook, Vasili thotë se entuziazmi qytetarëve për ndryshim në 25 prill është i jashtëzakonshëm.
“Jam pa fjale perballe entuziazmit te pandalshem te Kavajes, Syneit, Helmasit, Qerretit, qe e kane marre vendimin e tyre per ta përzëne Edi Ramen dhe rilindjen.
Mashtrimi dhe babezia e Rilindjes i varferoi dhe i largoi nga vendi qytetaret megjithse Kavaja ka pasuri pa fund.
25 prilli dhe vota masive shporr rilindjen dhe realizon permbysjen e madhe, qe i ben kavajasit zoter te plote te tokes dhe pasurive te tyre”,- shkruan Vasili në postimin e tij në Facebook.