Prof.Ismet Elezi: Kandidatura e Dr.Ina Zhupa në qarkun e Vlorës nderon Labërin, Lumin e Vlorës dhe gjithë zonën e Bregut..

1080
Çdo ditë 1 lajm i mirë deri në ditën e fitores! 🧿 Pata fatin të takohem me Prof. Dr. Ismet Elezi, një nga njerëzit më me ndikim dhe më të nderuar në qarkun e Vlorës, veçanërisht në zonën e Labërisë dhe të Bregut. Nga profesori, me mendjen brilante, edhe në moshën 101 vjeçare, mora bekimin dhe urimin për fitore në 25 Prill. 💙
Si një magnet për faktorët kyç në qark, profesori me përvojë shekullore, beson fort se këtë radhë, banorët e qarkut të Vlorës nuk duhet të votojnë sipas ideologjisë partiake, por duhet t’i bashkohen ndryshimit.
Tani, kam një sfidë të dyfishtë! Të nderoj besimin e demokratëve, por, si bijë e Fterrës, duhet t’i provoj prof.dr. Ismet Elezit se ia ka vlejtur 100% mbështetja e pazakontë e tij për një vajzë të re, si unë, që përfaqësoj PD.
Faleminderit Prof.Dr. Ismet Elezi!
📌 Ndryshimi nis nga Qarku i Vlorës!
Sigal