Qeveri e Rilindjes ka menduar që shërbimin ceremonial dhe varrëzat e dëshmorëve ti japë me koncesion, taksa e të cilave do paguhet nga qytetarët. Zëvendësimi i monumentit “Nënë Shqipëri” dhe zhvendosja e saj
Pas shtëpive muze të luftës , monumenteve të kulturës në Tiranë dhe në rrethe, që kanë vlera historike e kombëtare i erdhi rradha dhe Varrezave të Dëshmorëve. Vendi simbol ku prehen eshtrat e dëshmorëve dhe krenaria e një kombi , pasi luftëtarët aty luftuan shkruan epope të lavdishme. Ato me grykën e pushkës derdhën gjak për lirinë dhe pavarsinë e popullit shqiptar. Votuesit shqiptar të menaxhojnë jo vetëm resurset kombëtare, por edhe trashëgiminë kulturore dhe historike nëpërmjet votës, qeverisëse në pushtet. Kjo e fundit nuk ka asnjë të drejtë morale dhe ligjore që ta transferojnë këtë detyrim të kompanitë oligarke të koncesionarëve, të cilat për përfitime personale dhe klienteliste shkelin edhe mbi gjakun e heronjve që bënë historinë e kombit.
Qeveria shqiptare ka menduar që shërbimin ceremonial dhe mirëmbajtjen e varrezave të dëshmorëve ta japë me Partneritet Publik Privat. Projekti që është me të vërtetë i paprecedentë për shkak se nderimi i të rënëve nuk mund të jetë atribut subjektesh që ofrojnë shërbime fitimprurëse, është propozuar nga Bashkia e Tiranës, e cila në relacionin përkatës arsyeton se nevoja e transformimit mjedisor dhe shërbimeve në varrezat e dëshmorëve duhet të ndjekë modelin e aktiviteteve të ngjashme si Nata e Bardhë, apo Peza N’Fest, të cilat ndonëse janë të kufizuara në kohë, duhen parë si pikë referimi.
Bashkia po ashtu sqaron se në bashkëpunim me Ministrinë Kulturës, mendon ngritjen e një orkestre të posaçme që do të paguhet nga subjekti konçesionar për nderimin e kujtimit të të rënëve në çdo datë përkujtimore.
“Ne duam për Tiranën varreza dinjitoze. Ne kemi të drejtë si kryeqytet të nderojmë ashtu siç duhet të rënët për liri”, thuhet në relacion.
Pjesa më e debatueshme është propozimi për vendosjen e një tarife të përhershme për mirëmbajtjen e Varrezave e cila do të vilet bashkë me faturën e ujit, e cila do t’i paguhet privatit. Ky i fundit ka detyrime të mëdha në kuadër të kontratës si krasitje e barit, ujitje, dekorin e rrugëve, organizimin e eventeve dhe më befasuesja, krijimin e një repertori të ri muzikor që do të luhet me rastin e datave përkujtimore.
E pyetur nga redaksia e “Të Kripura” për opsionin e zëvendësimit edhe të monumentit “Nënë Shqipëri”, Bashkia e Tiranës nuk pranoi të përgjigjej, duke lënë të hapur mundësinë e një ndryshimi të madh. Ndërkohë, burime nga Bashkia pranuan se sipërfaqja rrethuese e Varrezave çlirohet nga kufizimi për të mos u prekur, duke u vënë në dispozicion të zhvillimit urbanistik.