Rrëmbimi dhe torturimi deri në vdekje i Jan Prengës, dalin nga burgu dy të akuzuar

164
Sigal

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Leonard Hajrin, i cili është liruar nga ‘arrest me burg’ në ‘Detyrim paraqitje’, ndërsa akuzohet se është përfshirë në pengmarrjen dhe torturimin deri në vdekje të Jan Prengës.

Po ashtu masa ka ndryshuar dhe për të dyshuarin tjetër, Olsi Turja i cili është dërguar në ‘arrest shtëpie’.

Para pak ditësh u lirua Ardian Docaj dhe në pranverë të 2020 Bajram Hajri.

Të gjithë këta persona dyshohen se janë përfshirë në rrëmbimin dhe torturimin me pasojë vdekjen të Jan Prenges.

Për momentin në burg mbetet kopshtari Festim Bexhdili, ndërsa në kërkim janë Altin Hajri e Gentian Docaj.