E turpshme/ Delvinë, pranga djalit 46 vjeçar, dhunonte sistematikisht nënën e moshuar

517
Sigal

Policia e Delvinës ka arrestuar një 46-vjeçar, i cili ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, në mënyrë të përsëritur. Burime zyrtare bënë me dije se Artan Bahoja akuzohet se dhunonte shtetasen me iniciale B.B., 63 vjeçe, duke i shkaktuar fraktura në trup. Mësohet se arrestimi i tij u bë në banesë në lagjen “Sinan Ballaci”.

Gjithashtu, bëjmë me dije se Artan Bahoja, ka qenë dënuar në shtetin grek me 20 vite burg, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Materialet iu dërguan Prokurorisë në ngarkim të këtij shtetasi, për veprën penale “Dhunë në familje”.