Vangjel Tavo: Edhe gjatë pandemisë qeveria “Rama” mendoi për tenderat, jo për vaksinën

223
Sigal

Ish-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo thotë se mbetja e Shqipërisë jashtë skemës së vaksinimit për koronavirusin është dëshmi e dështimit të kësaj mazhorance.

Tavo shprehet se edhe gjatë pandemisë, qeveria “Rama” mendoi për tendera dhe jo për tu bërë pjesë e projekteve kundër koronavirusit.

“Ka nisur vaksinimi kundër Covid-19 në vendet e BE dhe më gjerë. Ndërsa qeveria shqiptare vazhdon me propagandë, me PPP, tendera dhe projekte imagjinare në 3D.

Duhet një qeveri e popullit, nga populli dhe për popullin.

Jo një sekt arrogant, i paaftë dhe i papërgjegjshëm që ka vetëm një mision: të zhvasë sa më shumë popullin e vet, edhe në kohë pandemie, vetëm për të pasuruar veten dhe oligarkët e saj”,– deklaron Vangjel Tavo.