Vangjel Tavo: 25 prilli është e vetmja shpresë për në Europë

Ish-deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo në një reagim të tij shkruan se 25 prilli është një REFERENDUM me vetëm dy alternativa: Shqipëria në Europë ose në Gropë.

“Varrmihësit e integrimit e lanë gropë të thellë Shqipërinë ndaj 25 prilli është e vetmja shpresë për në Europë.
Shqiptarët janë europianë jo vetëm gjeografikisht, por edhe me identitet, mendje dhe zemër. Ndaj të gjithë së bashku të largojmë gardianët që kanë mbyllur portat e integrimit duke u cënuar shqiptarëve lirinë”, shprehet ndër të tjera Vangel Tavo.
Sigal