Vangjel Tavo: 25 prilli është dita e drejtësisë së zemërimit 8 vjeçar kundër varfërisë dhe keqqeverisjes

160
Sigal

Kryesuesi i listës së LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo shprehet se të rinjtë që votojnë për herë të parë do të vendosin në 25 prill kundër Rilindjes.

“Më 25 prill votoj për herë të parë, më tha një i ri sot. Do votoj jo vetëm me shenjën X në kutinë e fletës së votimit, por edhe me një mllef e inat të madh kundër kësaj qeverie që më la prindërit pa punë dhe më largoi shokët jashtë shtetit.”,- shprehet Tavo në një postim të shpërndarë në rrjetet sociale.


Mesazhi i plotë i Vangjel Tavos:

Më 25 prill votoj për herë të parë,” më tha një i ri sot. “Do votoj jo vetëm me shenjën X në kutinë e fletës së votimit, por edhe me një mllef e inat të madh kundër kësaj qeverie që më la prindërit pa punë dhe më largoi shokët jashtë shtetit.”
Miq, të rinj e të reja, banorë të nderuar të qarkut tonë.
25 prilli është dita e drejtësisë së zemërimit 8 vjeçar të familjeve të thjeshta kundër varfërisë, shpopullimit dhe keq-qeverisjes.
Edhe pak ditë dhe do e ndryshojmë këtë realitet.
Jua kam premtuar dhe do e mbaj fjalën deri në fund.
Vangjel Tavo