Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti ka folur për situatën e Covid në vend. Për mjekun epidemiologun duke iu referuar shifrave, qartësisht situata është më pozitive. Në një intervistë Alimehmeti, thotë se përqindja e pozitivitetit është më poshtë se 10%.
“Në këto përqindje pozitiviteti të testeve, më pak se 10%. Kjo ka ndodhur vetëm në fillim të pandemisë. Situata është qartësisht më e mirë. Nuk mund të bëjmë llogarinë me shtetet e Evropës për vaksinimin, asnjë shtet nuk ka arritur përqindje të rëndësishme vaksinimi përveç Mbretërisë së Bashkuar, e cila tashmë ka një situatë shumë më të mirë dhe efekti është shumë më i mirë”, tha Alimehmeti.Duke folur për vaksinat, mjeku ka një këshillë për të rinjtë.“Kemi shumë të dhëna që flasin për një imunitet natyror goxha të fortë. Rastet e riinfektimeve nuk janë të rënda dhe në Shqipëri për shembull nuk ka asnjë humbje jete nga riinfektimi.Diskutimi që ka të bëjë me grupmoshat unë do të isha që nëse nuk e kanë kaluar të rinjtë duhet të vaksinohen.Personat që e kanë kaluar tani afër unë do t’i këshilloja për një moment të dytë”, tha ndër të tjera mjeku epidemiolog.