“Ke qenë spiun i sigurimit të shtetit”, degjeneron debati Rakipllari-Çupi: Je një lëtyrë, Do e paguash shtrenjtë

161
Sigal

Analistë Frrok Çupi dhe Robert Rakipllari janë përplasur keq mbrëmjen e djeshme gjatë një debati në një emision televiziv, ku po diskutohej për debatin në distancë Rama-Meta.

Gjithçka nisi kur Çupi pretendoi se Rakipllari e citoi keq, gjë e cila çoi në acarimin e dy analistëve, që nuk i kursyen ofendimet ndaj njëri-tjetrit.

Çupi e paralajmëroi se do ta çojë në gjyq për këtë që bëri, ndërkohë Rakipllari i tha kujdes me zhargonin. Më tej Rakipllari e quajti spiun të sigurimit të shtetit dhe iu referua si “një lëtyrë”. Nga ana tjetër, Çupi ia ktheu duke e quajtur budalla.


Pjesë nga debati: 

Frrok Çupi: Do shkojmë në gjyq me këtë që the.
Rakipllari: Kur të duash ti
Frrok Çupi: Do ta paguash shumë shtrenjtë. Më citon keq.
Rakipllari: Nuk kam ardhur të bëj debat me ty. Kujdes dhe referoju mirë gjërave. Unë të dëgjova dhe të respektova deri në fund.
Frrok Çupi: Pse ku ishte respekti?
Rakipllari: Kujdes me zhargonin! Kaq po them se nuk kam ardhur që të bëj debat me ty. Merre dhe ktheje se çfarë the. The për Metën që ky njeri kërkon pushtet. Ti nuk je jurist fare. Ke qenë, nuk je më tani. Presidenti shkon ku ti dojë qejfi.
Frrok Çupi: S’ka punë me zgjedhjet ai.
Rakipllari: Si nuk ka punë me zgjedhjet ai? Mund të shkojë ku të dojë në çdo vend të Shqipërisë.
Frrok Çupi: Presidenti nuk mund që të rrahë policë dhe të mos shkojë i dehur nëpër studio. Nuk ka kompetencë more djalë. Ehuuuu me kë flas edhe unë. Presidenti nuk bën thirrje.
Rakipllari: Po lexoje more lexo! Ti ke qenë spiun i sigurimit të shteti dhe nuk po them gjë. Je një shpifës ordiner. Spiun! Ti ke qenë dhe mbaje
Frrok Çupi: Ti je i lumtur budalla i dashur
Rakipllari: Do të vazhdoj me arsenalin.
Frrok Çupi: Do të të them ça lexoj me ty
Rakipllari: Se ça thonë për një letyrë si ty. Eni nëse me kë thirrur që të… Nuk vazhdoj dot më, më ke sjellë njërin që të më thotë gjëra personale.
Frrok Çupi: Çfarë të thashë unë gjëra personale?