Vaksinat, Rama: Turp për BE që na la pa asnjë dozë

276
Sigal

Kryeministri Edi Rama ka folur me përçmim ndaj Bashkimit Europian lidhur me atë që e konsideroi si një turp të tij që nuk ndihmoi Shqipërinë dhe vendet e tjera të Rajonit në situatën e pandemisë.

“Turp ajo që bëri Bashkimi Europian me ne, me vendet e Rajonit që janë në mes të Europës, që na la pa vaksina dhe pa asnjë ndihmë”, u shpreh Rama në emisionin Opinion.

Ai shtoi se në Shqipëri aktualisht janë 280 mijë doza vaksinash, duke shtuar se jemi vendi i dytë në Rajon që nis vaksinimin masiv pas Serbisë.

“Serbia i mori direkt nga Kina se ka të tjera marrëdhënie, ne nuk i kemi aq të afërta, po kjo s’ka rëndësi. Ne siguruam dozat e vaksinave dhe sot që flasim kemi 280 mijë doza në territor”, tha Rama.