Kuvend/ Berisha akuza Ramës dhe Xhafajt: Vagabondë dhe banditë, t’i hedhim kalbësirat

572
Seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me tensione, ndërsa pas ndërprerjes se saj nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruci, deputetet e PD kanë transmetuar fjalën e tyre përmes Facebook. Gjatë fjalës së tij, ish kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Fatmir Xhafaj.
Berisha tha se vëllai i Fatmir Xhafës është dënuar në Itali për trafik droge dhe iu drejtua Ramës dhe Xhafajt me fjalët vagabond dhe hajdute që po bllokojnë Shqipërinë në rrugën drejt BE.
“Këtu nuk është fjala për Agron Xhafën, por për Fatmir Xhafën dhe Edvin Kristaq Ramën të cilët kanë pushtuar ne drogë karriget e tyre të turpit. Është fjala për ata aty që shqiptarët t’i tërheqin dhe t’i largojnë sa më parë. Është fjala për ata vagabondë aty që deputetët e Budestagut gjerman i bojkotuan darkën. Nuk është fjala për Agron Xhafën, por është fjala për ata dy të çmendur që tallen me dinjitetin e shqiptarëve. Nuk është fjala për Agron Xhafën, por është fjala për ata vagabondë banditë që i kanë bllokuar Shqipërisë rrugën drejt Europës. Duhet t’i hedhim kalbësirat e tyre”- tha Berisha.
Sigal