Momenti kur aeroplani me 140 pasagjerë goditet nga rrufetë (VIDEO)

266
Sigal

Ky është momenti i tmerrshëm kur një aeroplan, me 140 pasagjerë në bord, u godit nga rrufeja teksa përgatitej për të ateruar. Sipas medive të huaja, aeroplani Boeing 737 MAX po fluturonte rreth 9 mijë metra lartësi dhe po afrohej për të zbarkuar në Aeroportin Ndërkombëtar Tocumen në Panama City.

Por pikërisht në këtë moment, është goditur nga rrufeja. Mediat e huaja kanë publikuar pamjet, ku është fiksuar momenti ku rrufeja godet aeroplanin. Për fat të mirë, falë edhe eksperiencës së dy pilotëve që po drejtonin aeroplanin, i gjithë ky incident ka kaluar pa pasoja.

Personi që filmoi pamjet tronditëse ka shkruar në rrjete sociale: “Goditjet e rrufesë ndodhin shpesh, por është e veçantë të kapësh një të tillë përmes kamerës”.

Sipas DailyMail, nëse një aeroplan goditet nga rrufeja teksa është në ajër, ai zakonisht goditet në skajet e mprehta si antenat, krahët, pjesa e përparme ose bishti.