Hapja e fushatës, Bushati: Rama nuk jep llogari për 8 vite dështim, merret me Bashën

280
Sigal

Hapja e fushatës nga të dyja forcat e mëdha politike ishte në fokus të diskutimit në studion e “Open”. Andi Bushati analizoi mënyrën sesi nisi fushata dhe mesazhin që dhanë të dyja partitë.

Bushati e konsideroi nisjen e fushatës nga ana e Dartisë demokratike më triunfuese dhe tha se njerëzit janë mërzitur tashmë me atë që ka bërë Rama deri tani.

Bushati: Edi Rama nuk bën politikë me hallatet e Bashës por me poturet e Bashës. Në vend që të jap llogari se çfarë ka bërë tetë vjen na del e bën humor. Rama sikur është në opozitë dhe shan Bashën, Kryemadhin, Ilir Metën. Opozita nuk është  në parlament. Vaksina thotë. Është suksese që po vijnë vaksina kineze, por nga dita kur tha kurrë vaksinë kineze deri sot kanë vdekur qindra njerëz. Ai merret se kur fle Basha. Ç’na duhet ne se kur fle gjum Basha.”