Një anije mallrash në pronësi të një kompanie izraelite u godit nga një raketë në Detin Arabik të enjten në atë që dyshohej të ishte një sulm iranian, tha një zyrtar izraelit i sigurisë.
Sipas Reuters, zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, tha se anija ishte në rrugë nga Tanzania për në Indi dhe ishte në gjendje të vazhdonte udhëtimin e saj pas sulmit.
Megjithatë, zyrtari nuk ka dhënë detaje të mëtejshme.
Sipas faqes së lajmeve të Izraelit “Ynet”, anija që lundronte nën një flamur liberian nuk pësoi dëme serioze.
Kompania e sigurisë detare Dryad Global tha se dyshonte, megjithëse nuk mund të konfirmonte, se anija e përfshirë në sulmin e pretenduar ishte anija kontejner MT LORI.
Ajo tha se anija, ndërsa ishte në rrugën për në Portin Indian Mundra nga Dar Es Salaam, u gjend në një ndalesë të plotë dhe u zhvendos për rreth tre orë, para se të vazhdonte udhëtimin e saj me shpejtësinë e saj origjinale.
Ky sulm i pretenduar vjen rreth një muaj pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu fajësoi Iranin për një shpërthim në bordin e një anijeje në pronësi të Izraelit në Gjirin e Omanit. Por Irani e mohoi përfshirjen në atë kohë.






















