Përgjues në Durrës, Kryemadhi: Lefter Koka pretendon se mund të marrë vota, sepse Rama e kërcënon, i kishte premtuar vendin e dytë ose të tretë

260
Sigal

Duke komentuar vënien e kamerave dhe përgjuesve në zyrat e LSI në Durrës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një emision televiziv tha se këto ngjarje ndodhin për shkak të panikut të Lefter Kokës për të marrë vota.

Sipas saj, Rama i kishte premtuar Kokës vendin e dytë ose të tretë në listë ndërsa sot i bën presion duke i kërkuar votat.

Pjesë nga intervista: 

Zonja Kryemadhi mund të shpjegoni çfarë ka ndodhur dhe kush ju vuri përgjues?

Në fakt ajo që ka ndodhur dje, është hera e tretë që Elona dhe stafi kanë piketuar kamerat që ka vënë stafi i djalit të Lefter Kokës për të parë kush hyn e kush del në zyrat e LSI-së. Ne me thënë të drejtën kemi bërë pak gallatë me ta, dje ata u nervozuan nga humori që ne kemi bërë.

Djali i Lefterit është kandidat apo është vetëm Lefteri?

Pretendon që mund të marri vota Lefteri, sepse vetë Edi Rama e kërcënon dhe i thotë ku i ke votat. Por faktikisht e kupton që është e vështirë. Ka edhe dy kamera atë tjera, por ato të policisë kanë frikë që të shkojnë t’i heqin. Kështu që përsëri i mbajmë nën vëzhgim, i shikojmë dhe bëjmë shaka, edhe tallemi me ta.

Ju jepni spektaklin që ju doni tek kamerat e tyre?

Po normal. Pse kanë ngelur njerëzit e LSI-së t’i marrë Arbi me spaçataroët që ka rreth e qark, e që furnizohen nga Policia e Shtetit. Dhe pastaj nuk lë njeri pa futur mik, aman mos bëj denoncim në polici. Kjo tregon jo vetëm nivelin ordiner, por edhe gjendjen e rëndë psikologjike, sepse Lefter Kokës i ishte premtuar vendi i dytë ose i tretë në listën e Durrësit dhe tashmë e ka të pamundur.