Vaji i gjëmbaçit po shitet si vaj luledielli

342
Sigal

‘Të hash sapunin për djath’, ja si blihet nga konsumatori vaj me etiketë luledielli, por që në të vërtetë është vaj gjëmbaçi indian. Nga janari deri në mars ,sipas të dhënave të doganave në Shqipëri kanë hyrë vetëm 76 mij litra vaj luledielli dhe 7 milion litra vaj gjëmbaçi. Flasin ekspertët Sokolaj dhe Sulaj: Ja efektet anësore

 

Në markete në etiketat e vajit që ne e blejmë si luledielli nuk specifikohet  edhe 10 përqindëshi i deklaruar. Duhet theksuar që ka dhe vetitë e vajit të lulediellit, si ngjyra. Kështu që lehtësishtnuk kuptohet dhe është shumë më i lirë nga vaji luledielli

Efektet anësore të bimës

  • Marrja e pakontrolluar e farave të gjembit të qumështit është shumë e rrezikshme për trupin – kjo çon në keqfunksionime në punën e organeve të brendshme, gjë që manifestohet në:
  • çrregullimi i zorrëve;
  • dhimbje barku ose dhimbje;
  • skuqje të lëkurës;
  • manifestimet astmatike – gulçim, kollë.

Sikur të mos mjaftonte rritja e çmimeve ne jemi duke përdorur vajin e lulediellit dhe ka të ngjarë që nuk jemi duke përdorur fare vajin e lulediellit, por një bimë gjëmbaçi, që futet në familjen e lulediellit quhet Safflo ëer kartostimufloo ëers. Është një skandal me vajin e lulediellit për gatim, që duket sikur po ndodh me ne si konsumator, ndërsa sipas autoriteteve nuk ka asnjë lloj sinjali për një mashtrim të tillë apo abuzim nga importuesit apo tregtuesit e lulediellit. Alert ka kryer një hetim duke kërkuar të dhëna pranë drejtorisë së përgjithshme të doganve për sasitë dhe çmimet e deklaruara të vajit të lulediellit të inportuara në Shqipëri, që nga 1 janari deri në 31 mars të këtij viti dhe për të njëjtën periudhë kohore ka kërkuar të dhënat për sasinë e importuar, që rrjedh nga gjëmbaçi Indian, që është futur në Shqipëri. Rezultatet kanë qenë mbresëlënëse dhe janë fakte për nisjen e hetimeve. Ne për më shumë detaj shpjegon, Granit Sokolaj dhe Prof. Kapllan Sulaj

– Duam të dimë më shumë rreth këtij skandali, një tjetër alarm, që vjen dhe një zbulim i juaj në lidhje me këtë mashtrim le të themi, që duket se i bëhet tregut me vajin e lulediellit, që duket i tillë po në fakt mund të mos jetë thjesht vaji luledielli. Nga i morët sinjalet?

Granit Sokolaj: Ne i kërkuam drejtorisë së përgjithshme të doganave duke pasur dyshime për çmimet. Në fakt, nuk kishim ndonjë informacion, që ka një problem me vajin dhe po hetohet pikërisht për këtë pjesë. Kërkuam informacion për çmimet e shportës, çfarë çmimesh po importoheshin dhe për të bërë krahasime madje dhe me 15 ditësha për muajt janar, shkurt dhe mars 2022. Duke pasur dyshime, që mund të ketë pasur abuzime në treg, mes të tjerash ne kërkuam edhe çmimin e vajit të lulediellit me sa importohet. Dhe nga drejtoria e përgjithshme e doganave para pak ditësh erdhi përgjigjia me çmimet dhe kur vumë re pjesën e vajit pamë dy lloje. Kishte një sasi që është vaji luledielli, që kur e krahason me vajin e gjëmbacit po i themi që vjen nga India – Pakistani ishte shumë e vogël krahasuar më këtë. Dhe konkretisht për 3 muaj janë 67723 litra vaj luledielli të importuara të deklaruara zyrtarisht nga dogana. Ndërsa vaji nga lulja e gjëmbacit janë 6982215 për tre muaj. Diferenca është 109 herë më e madhe e këtij vaji se sa e vajit të lulediellit në sasi.

– Por ky vaj që del nga ky lloj gjëmbaci indian është i lejuar në Shqipëri nuk ështe se ka një ndalim?

Jo nuk është i ndaluar, por duke parë këto shifra ne e kemi dyshimin që ky vaj ne e blejmë për vaj luledielli. Sepse gjithë kjo sasi ku shkon? Sado që të marri industria shkon te konsumatori, por në çfarë forme? Industria e përpunimit sigurisht përdor kryesisht vajin e palmës për shkak të çmimit më të lirë dhe për shkak se prodhojnë salca etj. Dhe ku shkon e gjitha kjo? Në fakt ne i kërkuam drejtorisë së përgjithshme të doganave dhe autoritetit kombëtar të ushqimit për të parë nëse kanë informacion për këtë a kanë gjurshmëri dhe ende nuk kemi një përgjigje. Sigurisht ata kanë të drejtën brenda 15 ditëve dhe kërkesa është dërguar mbas informacionit të nesërmen.

– Kur thua gjëmbaci qytetarët tremben pak, a duhet të tremben, është një bimë e njohur për tregun shqiptar, gjëmbaci indian?

Prof. Kapllan Sulaj: Për konsumatorin shqiptar, gjëmbaci indian nuk është një bimë e njohur për shkak se nuk kultivohet në Shqipëri. Por edhe në gjëndje natyrore nuk jam fort i sigurtë, por nuk gjendet. Tashmë në Indi dhe në vende të tjera të Azisë kultivohet në masë, plantacione të tëra prej të cilave prodhohet edhe vaji, që tregtohet si vaj ushqimor. Kjo bimë e quajtur ndryshe Carthamus tinctorius, vet emri tinctorius vjen nga lashtësia, sepse është përdorur si një bimë nga mjekësia e lashtë. Përdoret akoma edhe sot edhe në mjeksinë moderne. Përveç kësaj kjo bimë përdoret edhe për ekstratim të vajit, përdoret si ushqim për njerëzit. Natyrisht përdoret në të gjithë Azinë, është një vaj ushqimor.

– Nuk është i dëmshëm apo i rrezikshem për njerëzit?

Mund të ndikohet në raste të veçanta, në kushte të vaçanta shëndetësore si për shembull, gratë pas lindjes, sepse ka efekte anësore. Prandaj konsumatori duhet të njohë, për shëmbull në raste të veçanta sidomos në seksin femër, përdorimi në masë i tij mund të sjellë ç’rregullime. Gjithsesi sot ekstradimi i vajit dhe teknologjia e prodhimit të tij ka ecur duke e ndarë në faza të ndryshme gjatë teknologjisë dhe duke i veçuar dhe ekstraktet e dëmshme, për të përfituar vajin e vërtetë ushqimor. Ajo që ndodh në Shqipëri, unë nuk jam shumë i sigurtë, edhe nëse do ndodh fakti, sepse falsifikohet, tjetërsohet produkti. Nën logon e këtij vaji shitet si vaj luledielli, por në fakt nënprodukt mund të kemi një vaj tjetër, pra kemi vajin e kësaj bime, që shkurt thirret në termin anglisht safflo wer.

– Me çfarë çmimi shitet gjithë kjo masë e madhe?

Granit Sokolaj: Ne kemi çmimin e zhdoganimit, sepse ne për shitjen nuk kemi asnjë të dhënë, pasi bëra një verifikim në markete si konsumator për të parë nëse në etiketat e vajit që ne e blejmë si luledielli shkruhet diçka , por jo nuk ishte qoftë edhe 10 përqindëshi i deklaruar. Duhet theksuar që ka dhe vetitë e vajit të lulediellit, si ngjyra. Kështu që lehtësisht hajmë sapunin për djathë. Pra këtë vajin për lule dielli. Referuar çmimit që është deklaruar në doganë në muajin janar ka pasur një diferencë shumë të madhe, vaj safflo ër është zh’doganuar më 181.38 lekë. Ndërsa vaji luledielli është zh’doganuar me 233.86 lekë. Pra ka diku te 40 lekë mesatarisht çmim në zh’doganim. Pra është shumë më i lirë nga vaji luledielli. Në muajin shkurt ky vaj është zhdoganuar me 174.1 lekë, ndërsa vaj luledielli me 182.57 lekë. Në mars ka kërcitje si duket për shkak të situatës në tregje dhe ka një rritje të çmimit. Është zhdoganuar me 205.57 lekë, ndërsa vaji luledielli me 186.34. Vetëm një statistikë qëështë e habitshme, në janar janë zhdoganuar 15 litra vaj luledielli. Në shkurt 49000 litra vaj luledielli dhe rreth 2.8 milion litra val safflo ëer.

Aktualisht kemi ndonjë shishe vaj luledielli?

Ndodh që mund të kemi me pak përzierje, tani për të mos akuzuar askënd, ne nuk kemi asnjë statistikë zyrtare nga autoritetet se ku ka shkuar apo ku shkon. Nuk kemi të dhëna të sakta se ku po përdoret, a ka një përqindje të përzier. Në fund të fundit le ta ketë, ne ta kemi të deklaruar në shishen e vajit kur shkon në supermarket, mos marrim vaji luledielli ta dimë çfarë po marrim. Ky është problem tek mashtrimi, që po i bëhet konsumatorit në masë dhe nuk janë pak litra.

-Ka ndonjë arsye përse po ndodh ky mashtrim?

Në janar, shkurt, ndoshta edhe në muajt e tjerë të vitit 2021 edhe më përpara është përdorur masivisht për shkak të çmimit është inportuar më shumë vaji i tillë dhe më pak luledielli. Ndërsa në muajin mars mund të mos jetë importuar domethënë mund të jetë rritja e çmimit edhe në tregjet indiane, pakistaneze, pra të Lindjes së Mesme nga vjen kryesisht. janar – shkurt, por ndoshta shumë më lirë mund të ketë qenë 2021 për efekt tregjesh.

-Është bërë një denoncim drejt AKU-së?

Unë nuk e kam denoncuar, ju kam dërguar linkun e publikimit, ju kam kërkuar informacion për sasitë që kanë ata të deklaruar të këtij vaji, duhet t’i kenë normalisht të njejta si Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, dhe për gjurmëshmëri ku shkon, kush e përdor, nëse përdoret në vajin që në përdorim nëpër supermarket, pse nuk është deklaruar në etikë e të tjera.

– Profesor cilat janë karakteristikat e vajit të gjëmbacit, që njihen deri tani në gatim?

Prof Kapllan Sulaj: Vaji i gjëmbacit përdoret gjerësisht në Indi dhe në Lindjen e Mesme në kuzhina, por edhe në ristorante. Karakteristikë e këtij vaji është se ky ka përqindje të lartë të acideve yndyrore të pangopura, pra cilësi të mira ushqyese. Përveç kësaj është një vaj, që reziston ndaj temperaturave të larta dhe në këto kushte përdoret në masë. Mund të përdoret edhe për shumë trajtime. Trajtimi në nxehtësi për disa herë e bën të prodhohen lëndë oksike kur përdoret në mënyrë ciklike. Vajrat rekomandohen të punohen një here maksimumi deri në dy herë. Kjo ndodh me çdo vaj. Në krahasim me të tjerët ka jetëgjatësi më të madhe në përdorim, dhe kjo ndoshta rrit kërkesat e tregut. Por nga ana tjetër kërcënon konsumatorin për faktin, sepse futja e vajit në mënyrë ciklike mund të sjellë pastaj prodhimin e lëndëve kimike, të cilat janë të dëmshme për shëndetin.

-Në krahasim me vajin e palmës që përdor gastronomia është më i mirë apo më i keq vaji i lulediellit?

Në krahasim me vajin e palmës është më i shëndetshëm, sepse ka më pak acide yndyrore të ngopura në sasi, dëmi që i shkakton konsumatorit për shembull në përqindjen e kolesterolit është më i vogël.



-A mund të dallojë konsumatori këtë vaj nga vaji i lulediellit me sy?

Konsumatori me sy nuk është në gjendje ta dallojë. Mund të dallohet pak te era, tek aroma gjatë gatimit, sepse aroma e vajit të lulediellit të gjithë e dimë ka një specifikë të diellit. Kurse ky vaj ka aromën e ekstrateve të vajit të gjëmbacit që është ndryshe. Gjithësesi është shumë e vështirë për ta dalluar, vetëm një ekspert ose gastronom që ka përdorur në masë dhe që përdor shpesh këtë vaj mund ta dallojë. Ajo që më ngelet detyrë ë shtë që gjithë institucionet e sigurisë ushqimore duhet menjëherë të veprojnë në mënyrë që të stabilizojnë metodikat e përcaktimit të vajrave të dukshëm. Në rastin tonë edhe të gjëmbacit Indian në mënyrë që të arrihet të zbulohet fallsifikimi i tij në treg. Ne mund të flasim ditë e natë, mund të themi që kemi përzierje të vajit të lulediellit me gjëmbacin ose mund të kemi ndërrim të logos ose etiketës. Do të kemi fallsifikim në treg në qoftë se nuk jemi në gjëndje të përcaktojmë me analiza. Ne pastaj nuk mund të gjykojmë në mënyrë të drejtë tregun ose tregtarin.

Granit Sokolaj: Në tre muaj në shifrat e importit nuk kemi asnjë litër vaj misri, te paktën nga dogana. Megjithëse unë kam kërkuar vaj luledielli por ne kemi plot markete me vaj misri që amballazhohet edhe në Shqipëri, dhe për shkak te çmimit mund të ketë një perzierje të përqindjes, për shkak edhe të ngjyrës. Vaji i misrit është më i shtrenjtë se vaji i lulediellit. Ne kemi shumë kompani, që importojnë vaj misri dhe e paketojnë këtu.

– Ato që kemi konsumuar këtë periudhë mund të jenë pak më të hershme?

Jo, në fakt unë kam kërkuar vaj luledielli shifra. E hodha vetëm si hipotezë te pjesa e përzierjes të mundshme nga kompani që paketojnë këtu vaj luledielli.

Prof Kapllan Sulaj: Për ta gjurmuar produktin nuk ështëe lehtë, kërkohet që të shkohet prapa në kohë, nga origjina nga vjen produkti. Një nga elementët që Graniti përmëndi është statisikat e hyrjes ose të importeve të produkteve në dogana. Graniti ka marrë tre muajt e fundit statistikat, gjithsesi duhet gjurmuar më tej. Duhet një hetim për të parë nëse ka, sepse mund të ketë importe në masë të vajit të lulediellit më parë. Gjykim duhet të ketë në periudhën gjashtë muaj ose një vit për të parë që tregëtarët për shkak të lëvizjes të çmimit të tregut importojnë në periudha të veçanta me shumicë.

Granit Sokolaj: Qëllimi nuk ka qënë në llojin e vajit që importohej. Ne u nisëm nga çmimet, pra për ta ditur sa po vjen dhe sa po na shitet nëse ka abuzim realisht. Pastaj dolëm në një tjetër temë që pamë statistikat, shifra të tjerë.