52 kilogram kokainë në shtëpi, arrestohet shqiptari në Itali

410
Sigal

Një 45 vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane mbrëmjen e djeshme (26 qershor) pasi në shtëpinë e tij u gjetën 52 kilogram kōkainë.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të një operacioni të befasishëm të karabinierëve të Breshias të cilët bastisën shtëpinë e tij në Manzzano.

Brenda në banesë gjetën sasinë e kōkainës e cila ishte paketuar dhe ishte gati për shitje.

Sipas mediave italiane, vlera e kōkainës në treg kapte shifrën e 14 milionë eurove.

Hetimi do të vijojë edhe pas arrestimit të 45 vjeçarit pasi dyshohet për një rrjet të gjerë të tregtimit të lëndëve narkotike.