Shtesa  e pensionit, një  kafe në tre ditë…!

339
Sigal

Evdal Nuri: Çmimet rriten çdo ditë, por pensionet mbeten në vend. Pensionistët punuan gjithë jetën, nën dhunën e diktaturës dhe nën gjënjeshtrat e demokracisë, por asgjë nuk fituan.

 

 

 

Teksa çmimet e produkteve ushqimore rriten çdo ditë e më shumë, pensionet mbeten në vend. Prej vitesh shteti me vendim gjyqi detyrohet t’i pagojë çdo vit milionë euro personat që ka larguar me pa të drejtë nga puna. Kjo shifër është sa dyfishi i shpenzimeve që i jep familjeve për ndihmë ekonomike

 Këtë ma tha kunati nga Shkodra. Kishte bërë hesapet e kështu i dilte përfundimi. Kur ja thashë një mikut tim, Ai më tha se ka dhe më keq! Unë shtesën e pensionit e kam 600 lekë. Ti e ke parë që unë kamarierit i lë një 2- lekshe? Tridhjetë ditë shumëzuar me dy baras 600 lekë, kjo është rritja e pensionit tim. U mundova t’a qetësoja se të tjerët e kanë pensionin më të lartë dhe shtesën e kanë më shumë. Akoma më keq më tha: Ne që marrim më pak, na rritet më pak, kurse të tjerët e kanë më të madh pensionin dhe shtesën e kanë më të madhe. Më tej vazhdoi. Unë fëmijët i kam jashtë e kanë krijuar familje. As na ka shkuar në mend që të bëjmë ndarje në gjendjen civile. Kjo na mohoi dhe shtesën prej 3000 lekëve për tre muaj. Mirë do ishte që kjo shtesë të vazhdonte 12-muaj. Në shtesën e pensioneve janë vendosur shumë dispozita, jo ky merr e ai jo, ky kaq, ai aq, ky kështu e ai ashtu. S’di ç’të them! Miku im Hysen Guri më sqaroi se kjo është dhe problem mentaliteti. Pse duhet të ndaj fëmijën…? Në diktaturë bëheshin ndarje fiktive  por nga halli. Këto për të marrrë shtëpi. Pas viteve 80-të dhe për një racion më tepër mish, kafe apo djath!

  • Ç’ blej me 840 lekë shtesë të pensionit ?

Tek stacioni pranë “Shkollës të Baletit’, vajta për të blerë fruta- perime. Shtesën e kisha vendosur në xhepin tjetër. Bleva një kg domate, një mollë, një speska, një portokalle, e një spinaq = 800 lekë, I hipa autobuzit 40 lekë, kaq ishte shtesa! Po atje një grua kishte lexuar etiketën, bamje 1200 lekë. Shitësi i peshoi dhe ajo i dha 1200 lekë. Jo moj Zonjë janë 1200 të reja! 12.000 lekë një kg bamje… ?!  Unë “e shqyej gojën” e s’i marr! Kështu iu përgjigj dhe u largua. Shtesa indekson rritjen e çmimeve për dhjetë ditë. Diferenca e rritjes së çmimeve për njëzetë ditë të tjera paguhet nga pensioni bazë. Të nesërmen me sasinë e lekëve që merrja më parë fillova të laja dritat, ujin, telefonin, ilaçet, më mbetën aq pak sa s’ja u them dot! Të na rrojnë fëmijët se me këto pensione kishim marrë fund! Tek shitësi i lagjes në “Ali Demi”para meje po peshonte një grua. Tre domate, dy tranguj e një qepë. Gjithsej 80 lekë. Pyet!- Ka shumë si kjo? Po më tha, por më shumë ka kështu, e nxori një fletore me dhjetra emra që merrnin me listë! 2-Rritja e çmimeve. Nga një përllogaritje e përafërt. Nga shtatori në dhjetor kemi shpenzuar 4000 lekë më tepër për ushqimet nga rritja e çmimeve, kurse nga janari deri tani 6000 lekë më shumë. Kjo është situata pak a shumë për të gjithë! Teksa çmimet e produkteve ushqimore rriten çdo ditë e më shumë, pensionet mbeten në vend. Ky është shqetësimi kryesor i moshave të treta, të cilët shprehen se pensioni nuk u mjafton as për të plotësuar nevojat bazë minimale jetësore. Mësova se ka vite që shteti me vendim gjyqi detyrohet t’i pagojë çdo vit milionë euro personat që ka larguar me pa të drejtë nga puna. Kjo shifër është sa dyfishi i shpenzimeve që i jep familjeve për ndihmë ekonomike. Me një kujdes më të madh e jo me emërime partiake, kjo sasi mund të kishtë shkuar për shtresat në nevojë! Me shpërdorime, abuzimet, keq menazhimet, që shkojnë në qindra milion euro ka qënë e është mundësia që pensionet të rriteshin, të paktën sa janë rritur çmimet. Kjo për kontributin, përkrahjen, që pensionistët i kanë dhënë kësaj force politike në ditët më të vështira, e jo për mëshirë. Meti, një shitës që tregton ushqimore më tregoi se s’janë vetëm pensionistët, por dhe ata që punojnë në ndërmarje private, s’kanë të paguajnë. Ka raste që ato i paguajnë pas dy apo tre muaj! Vjen fundi i muajt e ata s’kanë të shlyejnë detyrimet. Kështu dhe muajin tjetër e borxhi zë borxhin. Shteti është një ‘familje e madhe “. Tek në Ai merr hua për të larë huanë, duke rritur borxhin.  Boxhi publik i Shqipërisë ka ardhur në rritje vitet e fundit, duke u kthyer në shqetësim serioz për ekonominë. Kujtojmë që qeveria shqiptare ka marrë një eurobond prej 650 milionë euro për vitin 2022, pasi të ardhurat nuk i mbulonin shpenzimet.

Të dhënat tregojnë se Shqipëra po plaket. Pensionistët e sotëm kanë qënë arsimtarë, mjekë , ekonomistë , punëtorë etj., të nderuar . Punuan gjithë jetën, punuan nën dhunën e diktaturës. Punoi nën gjënjeshtrat e demokracisë. Punoi, por asgjë s’fitoi. Kudo e sorollasin

 

 3- Pensionet më të ulta se kudo!

Jo në Evropë, por ndofta dhe në rajon. Pensionistët i mbajnë fëmijët, sidomos ata që janë jashtë, ndryshe do kishin marrë rrugët. Në treg çmimet janë rritur kudo. Edhe pse ti mund të kesh më tepër lekë në xhep siguron më pak të mira materjale! Kur mendon se norma e inflacionit rritet, kjo shifër zvogëlohet. Ai ndikon në mënyra të ndryshme te njerëzit. Disa vuajnë dhe të tjerët përfitojnë. Nga inflacioni vuajnë njerëzit që jetojnë me të ardhura fikse, mbase çmimet rriten. Kjo çon në rritjen e kostos së jetesës. Për këtë arsye qeveria e ka për detyrë në pamundësi të rriti pensionet, të mbajë të pandryshueshëm standartin e jetesës, të paktën sa është dhe norma e inflacionit. Me fjalë të tjera, një person që merr 20.000 lekë në muaj e inflacioni rritet me 5%, për të ruajtur të njëjtin nivel jetese ai duhet të marri 21.000, që në fakt s’e mer! Pagë nominale quajmë pagën që marrim me lekë në dorë. Kuptohet sa më shumë të marrim aq më mirë do të jetojmë. Por kjo është relative. Ajo nuk përcakton standartin e jetesës. Edhe pse paga nominale rritet çdo vit, niveli i jetesës ulet. Arsyeja është se çmimet rriten me një përqindje më të madhe sa përqindja e rritjes së pensionit, kështu që niveli i jetesës ulet! Atë e përcakton paga reale. Paga reale është sasia e të mirave materiale që siguron me pagën nominale. Rritja e çmimeve më tepër se paga nominale ul ndjeshëm standartin e jetesës s’i po ndodh këtë vit! Si pasojë, të ardhurat reale ulen. Jetesa bëhet më e vështirë edhe pse ti merr më tepër lekë. Ky indeksim ndodh në Shqipëri, aktualisht kur ka vetëm 12% të popullsisë mbi moshën 65 vjeçare. Por numri i të moshuarve në Shqipëri pritet të rritet më shumë se dyfish, në dhjetvjeçarët e ardhëshme. Të dhënat tregojnë se, plakja në Shqipëri do të ndodhë edhe më shpejt se në disa nga vendet më të vjetra. Shqipëria parashikohet të ketë popullsi më të madhe vitet e ardhshme. Pensionistët e sotëm kanë qënë arsimtarë, mjekë , ekonomistë , punëtorë e inxhinierë të nderuar e respektuar që kanë drejtuar shkolla, ndërrmarje, klinika e digastere. Shumë nga ata kanë qënë profesorë e doktorë të shkencave. Tani si mos më keq! Punoi gjithë jetën, punoi nën dhunën e diktaturës. Punoi nën gjënjeshtrat e demokracisë. Punoi, por asgjë s’fitoi. Kudo e sorollasin. Kudo e mashtrojnë. Kuptohet s’ja kanë më nevojën. Një  shëmbull nga mijëra. N. N punoi 30 vjetë në shtypshkronjë. Në prani të karbonit e plumbit. Me gjithë shtesat e çdo viti tani merr 20000 lekë, që i shpenzon për 15-ditë! Eshtë e kuptueshme që pleqëria bën punën e saj , por një i moshuar është mbartës i një përvoje shumë vjeçare profesionale dhe jetësore që i transmetohet të rinjve në forma nga më të ndryshmet dhe që i bën ata më të nderuar e respektuar për gjithë shoqëria. Në dialektikë funksionon një ligj sipas të cilit e reja e mohon të vjetrën, por nuk e asgjëson plotësisht, ajo merr pozitivet e të vjetrës dhe këto i çon përpara. Pra brezi i ri ka çfarë merr nga ata. Këto i ka për detyrë t’i çoji më tej, ndryshe do mohohet zhvillimi. Gjithmonë e më shumë sot po bëhet e domosdoshme të rritet interesimi i shoqërisë për të moshuarit. Ashtu si dhe fëmijët, edhe të moshuarit kanë nevojë për një shërbim në strukturë. Pra, krijimi i një rrjeti profesional bashkëpunimi ndërmjet institucioneve dhe organizatave kombëtare dhe ndërkombëtare me fokus të moshuarit, do të ishte gjithashtu një tjetër arsye e fortë për përmirësimin e jetës së pensionistëve. Plakja është një fenomen shumëformësh, e në qoftë se vdekja është e paevitueshme, plakja e kujdesi për të moshuar është përgjegjësi e shtetit, por dhe shoqërisë civile që e ka përjashtuar veten nga kjo detyrë.