Wizz Air, nis abuzimin me udhëtarët, takson 30 euro çantat e dorës

273
Sigal

Një qytetar ka denoncuar së fundmi kompaninë e fluturimeve Wizz Air. Ai shkruan për JOQ se është detyruar të paguajë 30 Euro për një çantë, që ishte në përmasat e një çante dore, por stafi e ka cilësuar atë si valixhe dhe jo si çantë dore. Ai ka dërguar edhe foto ku shihet se çanta futet lehtësisht në hapësirën e përmasave të çantave të dorës.
Qytetari shkruan: Përshëndetje. Ju lutem publikojeni. Kompania Wizz bën abuzime me çantat e dorës së njerëzve duke i llogaritur si valixhe dhe të detyrojnë të paguash 30 euro me faturë duke të mashtruar, qe e ke të madhe çantën e dorës, ndërkohë që çanta futet në vendin e matjes dhe ka përmasat brenda normave si çantë dorë. Po e shoqëroj edhe me foto që të kuptohet vërtetësia e kësaj që po them. Luftojmë abuzimin. Ju lutem publikojeni që ta marrin vesh njerëzit se si vidhen nga kjo kompani.