Fier/ Hidhet nga kati i pestë i pallatit ku jetonte, 60-vjeçari ndërron jetë

155
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Fierin mëngjesin e sotëm. Një 60-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte, e për pasojë ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 06:15 në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier.

Sipas policisë, 60-vjeçari identifikohet me inicialet N.K. Deri më tani nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes së rëndë.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 06:15, në lagjen “Konferenca e Pezës” Fier, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit dhe ka ndërruar jetë shtetasi N. K., 60 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.