“Urrejtja e argatit të Beogradit ndaj Rugovës”/ Berisha: Rama po përgatitet për azil

282
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha postoi një denoncim të një qytetari të Kosovës, i cili kishte parë se ku është katandisur statuja e Ibrahim Rugovës, ish-presidentit të Kosovës.

Qytetari thotë se statujën e kishin flakur në një parking. “Në kohën e Sali Berishës kishte vend meritor, me ardhjen e Edi Ramës është vendosur këtu,” denoncon një qytetar.

“Urrejtja e argatit të Beogradit ndaj presidentit Rugova,” shkruan Berisha.

Më vonë, Berisha vazhdoi në këtë linjë, duke postuar një fotomontazh të Edi Ramës.

“Po përgatitet për azil politik,” shkruan Berisha.