Dhuna në Kuvend, Ndoka: E ftova Strazimirin për kafe, më ofendoi ndaj e qëllova.

433
Deputeti Ndoka i ka qëndruar versionit të tij të mëparshëm duke pranuar se e ka qëlluar Strazimirin, por jo për shkak të detyrës. Ndoka ka deklaruar sot në seancën me dyer të mbyllura se “unë e ftova për kafe, ai më ofendoi, ndaj e qëllova”, duke e cilësuar ngjarjen një sherr të momentit.
Nga ana tjetër deputeti Pjerin Ndreu ka mohuar se ka qëlluar kolegun Strazimiri.
Seancën e shkuar gjyqësore përfundoi procesi i administrimit të provave për këtë çështje.
Përplasja fizike mes deputetëve socialistë Arben Ndoka e Pjerin Ndreu dhe demokratit Gent Stazimiri në korridorin e Kuvendin më 10 korrik 2014. Gjithçka është fiksuar në videon e regjistruar nga kamerat e sigurisë së Kuvendit për momentin e goditjes së deputetit Strazimiri.
Ndoka e Ndreu në Gjykatën e Lartë po gjykohen për akuzën “goditje për shkak të detyrës” të deputetit Strazimiri. Materiali filmik i administruar si provë nga Gjykata ishte i gjatë 7 minuta, pjesë e të cilit janë edhe pamjet filmike të dhunës ndaj Strazimirit të publikuar më parë në media.
Gjatë videos dëgjoheshin qartë disa fjalë kërcënuese dhe fyese të deputetit Ndreu drejt të dëmtuarit Strazimri.
Sigal