Rigers Balili: PS-ja votim-emërime, Bashkia investime

1243
Sigal

Rigers Balili, kryetar i Bashkisë së Delvinës

Sot që qytetin e Delvinës e pastrojmë vetë, me 30  punonjës të punësuar, duke shfrytëzuar edhe landifillin që ka shpenzime, ky proçes më kushton si bashki 90 milionë lekë. Kjo duhet të përdoret nga çdo njësi bashkiake si përvojë

PS-ja  bwn votim-emërime, Bashkia kryen investime

Agron Mema

Në Bashkinë e Delvinës, sipas monitorimit, votuan 985 votuesë, por u shënuan në listën e votimit 4.000 votuesë, ndërsa deputeti i zonës, në përgjigjen që i jep kryebashkiakut të Delvinës, i thotë, se shifra e votuesve do të raportohet e krahasuar me votimet në 2015-n. Ndërsa votimet e 30 qershorit ende mbajnë mbi supe jehonën e marrëzisë elektorale dhe pa një rezultat të saktë votuesish dhe mospërputhje të listës së votuesve me fletët e kutisë, bashkia e Delvinës vijon punën pa ndërprerje në investimet e infrastrukturës së fshatrave dhe të territorit që administron. Një rast i rrallë këtë ditë të pasvotimeve kur në bashkitë e tjera mbizotëron amullia dhe pasiguria e vendit të punës, një braktisje e interesimit ndaj shërbimit qytetar e pse jo dhe një babëzi e abuzimit me hapësirat publike. Kjo na nxiti të shkojmë në bashkinë e Delvinës dhe të bashkëbisedojmë me Rigers Balili, kryebashkiakun  në një intervistë për gazetën “Telegraf” dhe jo pa qëllim shkuam në orët e mesditës kur vapa përvëluese është në kulmin e saj. Të gjithë i gjetëm në zyra. Kryebashkiaku Rigels Balili na priti në zyrën e tij.

-Zoti Balili, a ka mbaruar numërimi i votave në bashkinë e Delvinës?

-Së pari përshëndetje dhe juve dhe gazetës “Telegraf”. Dua të them qysh në fillim të bisedës se nga pjesëmarrja në votime e qytetarve, ndjehem shumë i vlerësuar nga qytetarët. Ata e bojkotuan këtë proçes fars, pavarësisht presioneve qeveritare dhe të deputetëve socialistë. Neve i monitoruam të 24 qendrat e votimit në bashkinë tonë. Monitoruesit ishin të gjithë nga fshatrat e qendrave të votimit. Qëndronin 150 metra larg qendrës votuese dhe spostonin nga lista votuesit. Ishin persona që jo vetëm njihnin votuesit se ishin nga ai komunitet, por edhe kishin marrë pjesë nëpër komisionet votuese të mëparshme. Monitorimi u bë nga ora 07 e mëngjesit, kur u hap proçesi e deri në orën 19 kur u mbyll. Në çdo qendër ishin nga pesë vrojtues-monitorues. Dhe nga monitorimi doli se kanë votuar 985 veta, ja t’u a shtoj për tu bërë qejfin në 1100 votues, por jo në 3047 votues që u thanë fillimisht dhe pas katër rezultateve të ndryshuara dolën mbi 4000 votues.  Mund të them se në një qendër votimi ku votojnë 200 votues, kur kishin votuar rreth 8 apo 9 veta, u kërkuan 400 fletë votimi shtesë. Pse? Dhe mund të them se pas orës 16 asnjë votues nuk është paraqitur në qendrat e votimit. Si ndryshuan rezultatet? Kemi dhe vidio të manipulimit të votave. Ditën e votimeve i nisa një mesazh deputetit ku i thosha që mos bën gabim të ndryshosh rezultatin. Ma kthen po me mesazh se do të ruajmë me çdo kusht rezultatin e 2017-ës. Por dua të shtoj se me dekret presidencial është anulluar 30 qershori. A mund të quhen votime pa dekret? Në këtë rast nuk kemi zgjedhje, por emërime në Partinë Socialiste.

-Pse nuk kandiduat i pa varur?

– Zgjedhje pa dekret presidencial nuk mund të ketë. Nuk kërkoj për kryeplak fshati , por për adminisrator i qytetit. Dhe që të jesh administrator i një qyteti duhet të fitosh votëbesimin e qytetarëve, jo vetëm të Partisë-shtet.  Mund të pohoj me modesit se  mund të jem nga të vetmit kryebashkiakë në Shqipëri që kam mbajtur premtimet e mia 100% të dhëna në 2015-n. Këtu ndoshta jam i vetmi. Shtova vende pune duke mundësuar hapjen e një fasonerie për përpunimin e ullirit me një pronar grek. U punësuan 98 gra nga qyteti dhe fshatrat përreth. Por pas 2.5 vite funksionimi, ka ndërprerë aktivitetin një ditë para votimeve për shkak se pronari i saj u kërcënua me mesazhe nëse nuk dërgonte gratë e punësuara në votime. Aktualish nuk kryen funksion dhe 93 gra janë flakur në rrugë të madhe. Shikojeni dhe qytetin e Delvinës si është transformuar i tëri.

– Ajo që na bën përshtypje është fakti se për asnjë çast nuk janë ndërprerë investimet publike si në infrastrukturën rrugore, ndriçim rrugor, shtrim trotuaresh, ujësjellës etj. Madje ditën e hënë të kësaj jave kanë mbaruar së rikonstruktuari dhe asfaltimit e shtrimit me trotuar rruga nga ajo nacionale Sarandë-Delvinë deri tek shkolla e fshatit dhe trotuari nga shkolla në qendër të fshatit  Stjar. Pse nuk u ndërprenë gjatë qershorit elektoral?

– Ju thashë,  që kam premtuar dhe mbaj premtimet 100% dhe qytetarët më vlerësuan duke bojkotuar zgjedhjet. Aktualisht sot punohet në të 18 fshatrat që ka bashkia jonë në juridiksion. Çdo punonjës i administratës është në punë me listë-prezencë të përditshme. Për sa i përket muajit qershor, për mua qe muaj i zakonshëm pune, sepse kemi investuar çdo vit. Dhe të mos harrojmë faktin që bashkia jonë gjendet përballë vështirësive të mëdha ekonomike, pasi trashëgova edhe një borxh të madh nga paraardhësi. Mund të them se të ardhurat e bashkisë janë 20 milionë në vit, rrallë mund të kapin shifrën e 25 milionëve dhe mund të quhet si viti më i mirë. Nuk del për rroga të administratës e jo më për ndihma ekonomike a gjë tjetër. Jemi e vetmja bashki që pastrimin e qytetit e bëj vetë si bashki.  Më para jepej me tender dhe shpenzimet shkonin rreth 165 milionë lekë në vit dhe pa shfrytëzim të lanfillit që do të thotë që mbeturinat urbane derdheshin ku të mundeshin, duke ndotur mjedisin dhe shtuar premisat për epidemi dhe sëmundje të ndryshme që kërcënonin seriozisht jetën e qytetarëve. Sot që qytetin e Delvinës e pastrojmë vetë, me 30  punonjës të punësuar, duke shfrytëzuar edhe landifillin që ka shpenzime, ky proçes më kushton si bashki 90 milionë lekë. Kjo duhet të përdoret nga çdo njësi bashkiake si përvojë se janë lekë të taksapaguesve që harxhohen kot dhe pastrimi i qytetit nuk monitorohet mirë. Kur e kryen vet bashkia, ke mundësinë e kursimit financiar dhe cilësinë e pastrimit dhe monitorimit të proçesit. Çdo investim që kryhet bëhet pas dëgjesës publike, investohet aty ku ka nevojë komuniteti. Pavarësisht se jemi bashkia, ndoshta, më e varfra, ndërkohë që pas reformës territoriale na u bashkangjit edhe ish komuna e varfër e Vergoit, duke na shtuar riskun e varfërisë. Kemi filluar investimet në rrjetin e ujësjellësit të qytetit, një gangrenë shumëvjeçare për qytetarët delvinjotë. Për këtë kemi marrë një kredi  prej 215 milionë lekësh, e cila do të shlyhet për 25 vjet, kohë e mjaftueshme për ta shlyer. Por kjo kredi nuk u thith lehtë. E gjeta bashkinë me 12% të pagesës së faturës së ujit të pishëm, kjo na pengonte për marrjen e kredisë, ndaj me bashkëbisedim me qytetarët, të cilët kishin edhe të drejtë për shkak të ndotjes së ujit , mundëm t’i bindnim se e vetmja rrugë e përmirësimit të situatës është pagesa e ujit që të marrim kredi. Qytetarët na kuptuan dhe kuotën e pagesës së ujit të pishëm e rritëm në 90%, duke përfituar kredinë, ku përfshihet edhe rikonstruksioni i rrjetit të shpërndarjes, tubacionit, duke marrë zgjidhjen jetike dhe të shumëpritur për qytetarët delvinjotë. Që nga janari i këtij viti, kur filluan edhe përballjet për zgjedhjet e 30 qershorit, investimet në Delvinë dhe fshatrat përreth nuk janë ndërprerë, por vijojnë nën ritmikën e zakonshme të tyre. Periudha janar-qershor 2019-ë janë investuar rreth 600 milionë lekë në të 18 fshatrat e bashkisë që mesatarisht i bie rreth 25 milionë lek për ç’do fshat, sepse edhe investimi varet sipas numrit të popullsisë, kjo jo si diskriminim, por nga nevojat që paraqiten në dëgjesat publike, dhe do të vijojmë të punojmë deri sa të jem në detyrë.

– Si ka mundësi që gjete 600 milionë lek investime, kur grandin e ke 500 milionë lek?

– Është mënyra e menaxhimit tim. Unë vij nga bota e biznesit dhe njoh mirë menaxhimin ekonomik.

-Ju faleminderit!