Detaje/ Panik në Paskuqan, autobusi i linjës merr flakë në lëvizje

291
Sigal

(Foto ilustruese) Pak minuta më parë një autobus urban në Paskuqan ka marrë flakë në lëvizje e sipër. Ngjarja ka shkaktuar frikë dhe panik tek udhëtarët, por fatmirësisht nuk ka të lënduar mes tyre.

Policia ka mbërritur sakaq në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.

Më datë 06.08.2020, rreth orës 13:00, në Paskuqan si pasojë e një difekti teknik në pjesën e motorrit ka marrë flakë në ecje mjeti autobuz me drejtues shtetasin E.J.

Nga zjarri nuk ka njerëz të lënduar, ka vetëm dëmë materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.