Fëmijë e të moshuar mes 300 personave të bllokuar në Dibër, borëpastruesja kthehet pas, e pamundur të ndërhyhet

I gjithë qarku i Dibrës është totalisht i paralizuar, ku më problem paraqitet Rruga e Arbrit. Mbi 300 persona kanë mbetur të bllokuar në automjete, mes tyre ka fëmijë dhe të moshuar.

Nga Maqellara në Peshkopi, prej tre orësh është e bllokuar, ndërsa rrugët rurale janë të gjitha të bllokuara.

Sigal

Mësohet se është nisur një borëpastruese nga Tirana në drejtim të vendit ku janë bllokuar 300 persona. Por për shkak se rruga është bllokuar nga makinat e ndaluara, fadroma është kthyer sërish pas.