Shqipëria është përfshirë nga moti i keq këtë të shtunë.
Qarku i Dibrës është përfshirë nga reshjet e dëborës, teksa kjo ka sjellë edhe bllokime të akseve rrugore, çka ka sjellë edhe probleme në qarkullimin e mjeteve.
Ndërkaq, aksi Peshkopi-Maqellarë është i bllokuar për shkak të reshjeve të dëborës. Reshjet e dëborës vijojnë me intensitet, teksa automjetet presin në radhë.