Moti i keq në vend, fshatrat në Voskopojë pa energji elektrike

19
Sigal

Të gjithë fshatrat e njësisë administrative Voskopojë janë pa energji elektrike. Operatorët turistike të Voskopojës thanë se prej 4 orësh në fshatin turistik por e fshatrat e tjerë të njësisë mungon energjia elektrike duke dëmtuar dhe sektorin e hoteleri turizmit.

Burime pranë OSSHE Korçë bëjnë me dije se pa energji elektrike janë dhe disa fshatra rreth Voskopit, e gjithë kjo për shkak të kyçjes se pjesshme të Fiderit të Gjancit.

Shkëputje të  herëpashershme të energjisë elektrike për shkak të kushteve të vështira atmosferike ka pasur dhe në fshatin tjetër turistik, atë të Vithkuqit. Nga ana e OSSHE grupe të punës janë në terren për të normalizuar situatën e krijuar, në veçanti në Voskopojë.