Ulet avioni i parë në aeroportin e Kukësit, por gjen vështirësi për ”parkim” (VIDEO)

321
Sigal

”Pistë elektorale” është ajo që po ndodh në Kukës, aty ku në aeroportin ”Zayed, Flatrat e Veriut”. Aty sapo u ul avioni i parë, por përshkak se ende është në punim, avioni është rrotulluar disa herë në pistë gjeri sa gjeti një vend për ”parkim”.

Por jo gjithçka po shkon sipas planit të kryeministrit Edi Rama. Kjo pasi nuk ka një linjë direkte nga aeroporti i Kukësit për në vendet e tjera, apo anasjelltas dhe kuksianët e sjellë nga Londra kanë ardhur fillimisht në Rinas, në aeroportin “Nënë Tereza” dhe nga aty bashkë me kryeministrin po fluturojnë drejt Kukësit.

Në vetë faqen zyrtare të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” shihet se avioni i “Air Albania” i nisur nga Londra, zbret fillimisht në Rinas, duke sjellë kështu një hapje të parakohshme të aeroportit të Kukësit, të cilin Rama e cilësoi një portë e dytë të qiellit të Shqipërisë.