Miku i Ramës Vuçiç: Sondazhet e ndajnë fitoren me 1-3 %. Unë punoj kundër Bashës se do Shqipërinë etnike

146
Sigal

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur rreth zgjedhjeve në Shqipëri që do të zhvillohen më 25 prill. Vuçiç tha se po i ndjek sondazhet, ku sipas tij kundërshtarët politik janë me nga dy përqind larg.
“Unë jam duke ndjekur nga afër hulumtimet e opinionit publik, dhe dallimi është rreth 2 përqind dhe unë nuk përcjell hulumtime pa lidhje jo serioze të hulumtimit publik po ato që janë shumë serioze. Dhe në fakt dallimi është nga 1 në 3 përqind.”ka thënë Vuçiç
Vuçiç thotë se është krenar që është kundër Lulzim Bashës, i cili sipas tij punon për Shqipërinë etnike.

“Pas Lulzim Bashës qëndron Sali Berisha dhe ju e dini, e gjithë historia pas saj, nga veriu i Shqipërisë, me gjithë barrën e së kaluarës, por kjo është çështje e tyre. Dhe sigurisht që unë jam krenar që jam pengesa e tyre më e madhe sepse ata flasin hapur për krijimin e Shqipërisë së Madhe. Dhe ata flasin hapur për këtë gjë dhe askush nuk reagon.” ka thënë Vuçiç.