Evis Kushi: Në mandatin e ardhshëm më shumë mbështetje, punësim e integrim të grave e vajzave në shoqëri

147
Sigal

Në një takim të zhvilluar në Elbasan me gra kryefamiljare, Znj. Evis Kushi ka nënvizuar rëndësinë e fuqizimit të mëtejshëm të rolit të grave e vajzave në shoqërinë shqiptare.

Përmes një publikimi në rrjetet e saj sociale, Znj. Kushi shprehet fillimisht se:

“Gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë një sërë hapash të rëndësishëm nga ana e qeverisjes socialiste në ndihmë të grave e vajzave shqiptare, qoftë përsa i përket mbështetjes sociale, punësimit apo integrimit të tyre në shoqëri”.

Gjithsesi ajo shprehet “na nevojitet të bëjmë më tepër në mandatin e ardhshëm të Partisë Socialiste në mënyrë që ta fuqizojmë akoma më shumë rolin emancipues të grave dhe vajzave tona sipas vlerave më të mira europiane.