U shkarkua nga Arta Marku, flet burri i Rovena Gashit: Sulm politik, s’lejoj që karriera ime të fundoset

508
Pas shkarkimit të Rovena Gashit, ish-drejtuese e njësisë për dekriminalizimit dhe zyrën e marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, Kryeprokurorja Arta Marku ka shkarkuar ditën e sotme dhe bashkëshortin e Gashit, Dritan Gina.
Gina, prej një viti e gjysëm është komanduar si drejtues i prokurorisë së Elbasanit.
Në një deklaratë për mediat, Gina ka thënë se largimi i tij nga puna është kundër çdo tagri ligjor. Lidhur me ngjarjet e Elbasanit, Dritan Gina ka thënë se nga ana e Prokurorisë që ai drejton nuk ka patur neglizhencë. Gina, ndër të tjera ka thënë se prokuroria po demotivohet.
“Largimi im nga puna, pa asnjë tagër dhe bazë ligjore. Marku nuk ka të drejtë të largojë drejtuesit. Prokuroria e Elbasanit po demotivohet. Për ngjarjet e Elbasanit nuk ka patur neglizhencë. Prokuroria ka ruajtur raportet e bashkëpunimit me Policinë e Shtetit. Ky është një sulm politik. S’lejoj që karriera ime të fundoset nga një vendimmarrje. Refuzoj të zbatoj një urdhër të paligjshëm”ka thënë Gina.
Sigal