Tronditet drejtësia: Pas fillimit të hetimeve për tre anëtarë të Vettingut, në SPAK mbërrin edhe denoncimi bombë për një tjetër anëtarë të KPA-së

213
Ja si janë favorizuar anëtarët e KPA, që kanë kryer të njëjtat manipulime dhe fshehje e dhënave në formularin e deklarimit
Sigal

 

1- A kanë dhënë fakte të pavërteta anëtarët e Vetting-ut dhe pse SPAK-u nuk i heton të gjithë anëtarët?
2- A janë plotësuar kushtet  për t’u emëruar komisioner, cilat janë papajtueshmëritë që parashikon ligji lidhur me gjyqtarët e KPK dhe KPA?
3-Problemet me kriteret e emërimit. Dje deklarimi paraprak të anëtarëve të KPK dhe KPA?
4- Cilat kushte janë shkelur në KPA ?

Reforma në Drejtësi është një nga 5 kriteret që BE dhe SHBA vendosën si kushte për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Pikërisht për të plotësuar këtë kusht, ndoshta më i rëndësishmi për Shqipërinë dhe shqiptarët Kuvendi miratoi me 140 vota ligjin për Vetting-un. Ky ligj kishte kushtet e funksionimit, nëpërmjet organeve të reja dhe kritereve për emërimin e personave, që do të realizonin pikërisht këtë reformë. Dhe që të realizohej ky objektiv, personat që do ta zbatonin duhet të kishin integritetin e duhur dhe duhej të plotësonin formularin, i cili nuk duhej të kishte konflikt interesi. Koha po tregon se një pjesë e mirë e këtyre personave kanë mashtruar dhe falsifikuar formularin me qëllimin final për t’u bërë pjesë e KPA, KPK, KLP etj. Dhe për të gjithë falsifikatorët që me ndërgjegje tentuan të shkallmojnë themelet e Reformës në Drejtësi , organet e tjera të hetimit do të ndërhynin dhe t’i çonin para drejtësisë.

Pikërisht SPAK është njëri nga këto organe, që ushtron ndjekjen penale dhe përfaqëson akuzën në emër të shtetit para Gjykatave të Posaçme, merr masa dhe mbikëqyr ekzekutimin e vendimeve penale, si dhe kryen detyra të tjera të ngarkuara me ligj. Prokuroria e Posaçme i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në përputhje me këtë ligj. Në këtë kuadër SPAK nëpërmjet denoncimeve të drejtpërdrejta nga individë, ekspertë të fushës, por edhe kryesisht nga denoncimet e mediave dhe shtypit të përditshëm ka filluar hetimet për tre anëtarë të organeve të vettingut emrat e të cilëve janë konstatuar me probleme: Ardian Hajdari, Etleda Çiftja, Luan Daci. Por këta nuk janë të vetmit, pasi anëtarë të tjerë dhe që sot janë pjesë e vendimarrjeve për fatet e drejtësisë kanë manipuluar procesin duke fshehur te dhënat apo kanë bërë deklarim të rremë nëpërmjet falsifikimit të formularit….”. Gazeta Telegraf, po përgatit një dosje shumë të rëndësishme që hedh dritë me fakte të tmerrshme të falsifikimit të formularit me të dhënat e deklaruara nga një prej anëtarëve të KPA-së. Madje këtë dosje që do ta bëjë publike shumë shpejt do ta denoncojë edhe në SPAK ,por edhe tek organet përgjegjëse europiane dhe ONM.

Problemet me kriteret e emërimit dhe deklarimin paraprak të anëtarëve të KPK dhe KPA

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK ka dërguar deri tani për gjykim çështjen penale në ngarkim të anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, i akuzuar për veprat penale të “fshehjes së të ardhurave” dhe “deklarimit të rremë dhe falsifikimit të formularit….”. Prej 7 shkurtit 2022, Hajdari është pezulluar nga detyra në KPA, pasi u mor i pandehur nga SPAK. Ardian Hajdari është anëtari i dytë i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që procedohet penalisht pas Luan Dacit, tashmë i shkarkuar. Daci u shpall fajtor me vendim të formës së prerë për falsifikimin e formularit të aplikimit që e zgjodhi atë anëtar të Kolegjit.

Më 24 qershor 2020, Hajdari u kallëzua penalisht në SPAK, se kishte gënjyer në aplikimin për t’u zgjedhur anëtar i KPA-së përmes falsifikimit të dokumenteve. Kallëzimi i referohej deklarimit të tij se punonte prej 17 vitesh si avokat. Sipas prokurorisë, mosdeklarimi i të ardhurave nuk është harresë, por është një fshehje e mirëfilltë e kryer për disa vite me radhë. Veç faktit që ai e ka lënë bosh  rubrikën e deklaratës së pasurisë, ka rezultuar se nuk e ka korrigjuar as në vijim kur është pyetur në ILDKPKI.

Bazuar në këto të dhëna të hetimit, SPAK konkludon se Hajdari ka konsumuar edhe veprën penale “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, parshikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i Kodit Penal, në formën e fshehjes së interesave private e konkretisht angazhimin e tij si avokat dhe të ardhurat e realizuara, si dhe  veprën penale të “falsifikimit të dokumenteve”. Prokuroria shprehet se ka arritur në këtë konkluzion duke konsideruar se “fshehja e të ardhurave” dhe “…deklarimi i rremë…” pranë ILDKPKI-së e përfshijnë në vetvete falsifikimin, duke qenë se është fshehur e vërteta.

E njëjta situatë është edhe për dy anëtarët e tjerë, ku njëri është shkarkuar dhe tjetra është nën hetim. Gazeta Telegraf sikurse cituam më sipër ka prova të pakundërshtueshme edhe për anëtar të tjerë të KPA që kanë kryer të njëjta manipulime dhe fshehje të dhënave në formularin e deklarimit, duke favorizuar vetëveten, pasi kriteret e miratuara nga Kuvendi në ligjin përkatës nuk ua lejonin zgjedhjen në këto organe. Përfundimisht kjo do të bëjë që besueshmëria tek Reforma në Drejtësi e qytetarëve dhe e faktorit ndërkombëtar të mbulohet nga llumi i zi, i turpit, moralit, integritetit dhe besueshmërisë. Të bindur që SPAK shumë shpejt do të ketë edhe denoncimin përkatës, për të korigjuar sado pak marrëzinë e anëtarëve të KPA-së.

Tre pyetjet e shtruara ndaj SPAK për drejtësinë  e re:

1- A kanë dhënë fakte të pavërteta anëtarët e Vetting-ut dhe pse SPAK-u nuk i heton të gjithë anëtarët?

2- A janë plotësuar  kushtet  për t’u emëruar komisioner? Cilat janë papajtueshmëritë, që parashikon ligji lidhur me gjyqtarët e KPK dhe KPA ?

3-Problemet me kriteret e emërimit dje, deklarimin paraprak të anëtarëve të KPK dhe KPA?

4- Cilat kushte janë shkelur në KPA ?

Që çekani i SPAK të ruajë besimin  dhe të mos shkojë për të ” thyer arra” duhet të veprojë sa nuk është vonë.