Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Vlorë, në afërsi të zonës së quajtur “Skela”. Dyshohet se makina ka marrë flakë në ecje. Shkak i zjarrit dyshohet të jetë bërë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar.
Zjarri ka shkaktuar trafik brenda në qytet ndërsa në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe grupi hetimor për të zbuluar rrethanat e ngjarjes.
NJOFTIMI:
Sot, rreth orës 21:10, në bulevardin “Ismail Qemali”, një automjet, në përdorim nga shtetasi S. L, dyshohet se si si pasojë e një difekti teknik, ka marr flakë, ku janë shkaktuar vetëm deme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.