Ervin Salianji: Fermerët nuk kanë ku t’i çojnë prodhimet, ndërsa Rama propozon të legalizojë Hashashin!

294
Sigal

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë se fermerët po mbyten pasi nuk kanë ku të çojnë prodhimet, ndërsa kryeministri Rama propozon legalizimin e hashashit.

Sipas Salianjit, nga ky legalizim do të përfitojnë 5 oligarkë që do jenë edhe grosistët e drogës pasi kanë kapur gjithçka tjetër!

Ish-deputeti thotë se ndërsa qeveria u ka pastruar paratë nëpërmjet amnistisë, tani miqve të qeverisë po u pergatitet terreni për të siguruar tregun e kanabisit!

Postimi i plotë:

Ekonomia në kolaps, mijëra familje diskutojnë çdo ditë mbijetesën, mbajtjen e frymës gjallë, mijëra biznese te vogla nuk marrin dot borxh dhe as kreditohen për të paguar shpenzimet, biznesi i madh po paguan për qeverinë, për punëtorët dhe për oligarkët.

Fermerët po mbyten bashkë me produketet që skanë ku i çojnë… Rama propozon të legalizojë Hashashin!

Pasi i fuqizoi grupet kriminale dhe bandat e organizuara duke i legalizuar de fakto mbjelljen e kanabisti në 7 vjet qeverisje, Edi Rama sot po kërkon ti hipotekojë hektarët me drogë nëpër Shqipëri, nga ky operacion do të fitojë krimi i organizuar dhe maksimumi 5 oligarkë që do jenë edhe grosistet e drogës pasi kanë kapur gjithçka tjetër!

Kjo politikë nuk ështē ndihmë për fermerët, asnjë përfitim për qytetarët, vetëm miqtë e qeverisë që pasi ju pastohen paratë me amnisti ju pergatitet terreni për të siguruar tregun e kanabisit!