Procesi i aplikimeve për kartë ID dhe pasaportë, Rama sqaron procedurat në e-Albania

359
Sigal

Kryeministri Edi Rama, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ka sqaruar procesin e aplikimeve për kartë ID dhe pasaportë, duke aplikuar online në e-albania, dhe se në këtë mënyrë shmanget humbja e kohës në sportele.

NJOFTIMI

SQARIM PËR SHUMË KOMENTE MBI APLIKIMET PËR KARTË ID APO PASHAPORTË

🟢 PROCESI ËSHTË LEHTËSUAR NDJESHËM DHE KOHA ËSHTË PËRGJYSMUAR ME HEQJEN E SPORTELIT E TË RADHËS NË KOMISARIAT😊

Karta ID apo Pashaporta Biometrike tanimë merren duke aplikuar online në e-albania.

Pasi merr aplikimin Policia e Shtetit ka një afat deri në 8 ditë për verifikimet me procedurë normale dhe vetëm 24 orë për verifikimet me procedurë të përshpejtuar

• Pas kryerjes së verifikimeve, qytetari njoftohet me e-mail për të marrë orarin e paraqitjes fizike për dhënien e gjurmëve biometrike në zyrën përkatëse të kompanisë Aleat. Procesi kryhet sipas orarit të dhënë online dhe në kushte sigurie të plotë antiCOVID19😊