Tritan Shehu: Rama bllokuesi i Integrimit, nën panik nga vota e lirë

290
Sigal

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu thotë se kryeministri Edi Rama me arrogancën e treguar ndaj Europës, e cila kërkon pritjen e mendimit të Komisionit të Venecias para se Kuvendi të votojë definitivisht ndryshimet në Kodin Zgjedhor, tregon se është nën panik nga vota e lirë. Sot Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta bëri me dije se i ka dëguar 8 pyetje Komisionit të Venecias në lidhje me votimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor, të kthyer tashmë në Kuvend.

Postimi i plotë

Përsëri dhe sot. Përgjigje arrogante e provokuese e Kryeministrit ndaj kërkesës së Komisionerit për zgjerim Z. Varhelyl dhe reporterit për Shqipërinë në PE, Lega, që kërkojnë pritjen e mendimit të Komisionit të Venecias përpara se Kuvendi të votojë definitivisht për ndryshimet në Kodin Zgjedor.

Në këtë mënyrë, Rama nën panik nga vota e lirë, po shfaqet përsëri jo vetëm si deformuesi i demokracisë sonë, por edhe shkatërruesi i proceseve demokratike. Midis së cilave atij të zgjedhjeve, por dhe si bllokuesi i proceseve tona të Integrimit e avancimit të çeljes së negociatave.

Pa asnjë dyshim kështu ne vetëm largohemi nga Europa e Perëndimi, për të përfunduar në bunkeret lindore të Kryeministrit. Dhe për të gjithë këtë krim kombëtar të tij, ai fshihet mbas atij Paralameni antikushtetues 122.sh me 42 pupacë brenda.

Tashmë askush nuk ka iluzione, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në të gjithë familjen tonë demokratike e Perendimore për çfarë Rama mund t’i ofrojë demokracisë shqiptare e afrimit tonë me Brukselin, asgjë, vetëm largim prej tyre, gjë që do të përfundojë definitivisht më 25 prill.