Trafiku, Balluku: Punime në hyrjen verilindore të Tiranës. Do ngrihet qendër inovative për monitorimin e trafikut

17
Sigal

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë ndërtimi i autostradave dhe rritja e numrit të automjeteve, ngarkon kryeqytetin.

Në aktivitetin infrastruktura, arritjet dhe sfidat për Shqipërinë 2030, Balluku u shpreh se po kryhen punime për zgjerimit e hyrjes verilindore të Tiranës.

Ndër të tjera, Balluku u shpreh se do të ngrihet qendër inovative për monitorimin e trafikut

“Autostradat janë shtuar, në 4 vitet e ardhshme, i gjithë ky volum vjen dhe ngarkon kryeqytetin. Kryeqyteti është kthyer në ndërlidhjet kryesore. Fillimisht do t’iu prezantoja me unazën verilindore të Tiranës. Ne jemi ndodhur para faktit që arrijmë deri në Shkallën e Tujanit dhe pastaj përballemi me një rrugë të ngushtë. Në ditët në vazhdim, do vazhdojmë të detajojmë projektin, hyrjen e Tufinës. Kjo është hyrja e veriut të Tiranës, me ndërtimin e Thumanë-Kashar, kemi 3 pika hyrjeje në Tiranë. Duke pasur parasysh edhe ngarkesën që krijohet nga aeroporti, volumi nga Thumanë-Kashar, ka lindur nevoja për një analizë të thellë, për hyrjen në Tiranë. Kemi vendosur ndërtimin e kësaj pike hyrjeje. Këtu jemi në një tunel 700 metra në Kodër Kuqe. Për të vazhduar deri te 5 maji, është Unaza e madhe e Tiranës, e ndërtuar dhe plotësisht e aksesueshme. Nga muaji qershor, një grup vajzash dhe djemsh do jenë të vendosur në qendrën e monitorimit të trafikut. Në 200 kilometrat e parë, janë vendosur 2 mijë kamera, duke matur parametrat e shpejtësisë, duke parandaluar çdo situatë që mund të ndodhë, dhe pas 1 viti, do shohim që numri i aksidenteve do jetë ulur shumë ndjeshëm, për shakk të kësaj qendre inovative për monitorimin e trafikut rrugor”, theksoi ajo.