Tom Doshi nga Parlamenti? “Le t’ua shohin vilat, makinat e luksit, e të shohim si dalin”

691
Pas vendimit të DASH për t’i ndaluar hyrjen në SHBA Tom Doshit dhe familjes së tij, deputeti ka folur sot për mediat nga oborri i Parlamentit. Duke folur para mediave, ai tha se, nëse verifikohen zyrtarët, do të shihen rezultatet. Ai tha, nëse bëhet vetting në politikë, ikën gjysma e Parlamentit. “Nëse vijon kështu i bie me kaluar të gjithë ‘non grata’, të prononcohet edhe DASH për akuzën që më ka bërë. Nëse bëhet Vettingu edhe në politikë nuk mbetet as gjysma e deputetëve në Parlament. Të fillojnë të hetohen nga shkollimi i fëmijëve jashtë, vilat, makinat e luksit, jeta që bëjnë, dhe ta shohim si dalin”, tha Doshi. Kujtojmë se pak ditë më parë Departamenti Amerikan i Shtetit denoncoi publikisht deputetin shqiptar, Tom Doshi sipas ligjit amerikan, për shkak të përfshirjes së tij në korrupsion në nivel të lartë.
Sigal