Titulli “Honoris Causa”, për ish Presidentin e Kroacisë/ Presidenti Meta: Personalitet i shquar i një vendi mik

309
Presidenti Meta ishte i pranishëm gjatë ceremonisë kur Universiteti Medhetar i Shqipërisë i akordoi sot titullin “Honors Causa”, z.Ivo Josipovic, ish Presidentit të Kroacisë në periudhën 2010-2015, një personaliteti shumë dimensional me kontribute të mëdha .
“Kënaqësi të merrja pjesë sot në ceremoninë e dhënies së titullit “Doctor Honoris Causa”, nga Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë, për një personalitet të shquar të një vendi mik, intelektualit të angazhuar, juristit, muzikologut dhe profesorit të nderuar, Presidentit të Kroacisë në vitet 2010-2015, Prof.Dr. Ivo Josipoviç.
Integrimi i shpejtë i Kroacisë në Bashkimin Europian dhe kontributi i veçantë në këtë proces i Josipoviç, shembull i rëndësishëm që duhet ndjekur për afrimin e Shqipërisë me familjen europiane”, shkruan Meta.
Sigal