Tentohet të digjen dosjet e Sigurimit të Shtetit

626
Sigal

Dje në godinën e Autoritetit të Dosjeve në Tiranë ka rënë zjarr duke përhapur panik. Ngjarja ka ndodhur në mesditë, ndërsa dyshohet se shkak ka qenë një defekt në rrjetin elektrik. Është e çuditshme, që gjithmonë zjarri nga rrjeti i energjisë elektrike bie në godinat e institucioneve shtetërore, sikurse para disa muajsh, zjarri ra edhe në budrumet e Bibliotekës Kombëtare, ku u shkatërruan mijëra libra. E çuditshme, që zjarri të ndodhë në godinën ku ruhen dosjet e Sigurimit të Shtetit. Për më tepër, që tani është ndezur edhe debati, nëse anëtari i KPL Bujar Sheshi a ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Mund të jenë shumë të interesuar që në godinën e Autoritetit të Dosjeve të bjerë zjarr, që të mund të zhdukë dosje, fakte të personave që kanë qenë bashkëpunëtorë me Sigurimin e Shtetit, për të “pastruar” çdo fakt që mund t’i djegë karrierën e tij në institucionet kushtetuese dhe shtetërore. Nëse dje, u raportua se nga zjarri i rënë në Autoritetin e Dosjeve nuk pati dëmtime, kush na garanton, që herën tjetër, nëse zjarri bie sërish, nuk do ketë dëmtime?