Suplementi Pena Shqiptare/ Agim Hushi: Ti Shqipëri më ep nder më ep emrin Shqipëtar!!!

418
Sigal

Sa krenar me flamurin më të bukur në botë!

Sa krenar me gjuhën magjike të ilirëve dhe pellazgëve që flas!

Sa krenar me vendin e shqiponjave,

ku çdo gur është një histori dhe çdo mal një kështjellë më vete!

Le të tërbohen cmirëzinjtë dhe armiqtë e shqiptarëve!

Le të verbohen me shkëlqimin e detit,

maleve e të fushave tona dhe me virtytet e shqiptarëve!

Le të shpifin sa të duan se s’ka forcë në botë ta ndaj shqipen nga bijtë e saj,

S’ka shqiptar të ndahet nga shqiptaria!

U them sot të gjithë atyre që prekin dhe përflasin dashurinë time më të shenjtë ,

dashurinë për Shqipërinë dhe Atdheun tim,

për popullin tim të mrekullueshëm të cilit i përkas

dhe me të cilin jam krenuar gjithë jetën dhe që janë,

ideali dhe kuptimi i jetës dhe ekzistencës time:

mos e zini në gojë emrin tim dhe të Shqipërisë!

Kam qenë, jam dhe do të mbetem shqiptar, dhe do të lë pas vetëm shqiptarë të përkushtuar nga gjaku im!

Shpifjet tuaja, kudo që të gatuhen, në Tiranë apo Beograd,

në Athinë apo në Stamboll u ngjajnë ulërimave të ujqërve që i tremb drita e hënës dhe lartësia e saj!

Ju veç më bëni të përkushtohem më shumë për Shqipërinë time, të cilës ia kam dedikuar zërin,

vargjet dhe jetën time, kudo ku kam shkelur dhe kurdo kur është dashur!

Rroftë Shqipëria !

Rrofshin shqiptarët kudo ku janë!

Poshtë armiqtë e Kombit shqiptar kushdo dhe kudo qofshin ata!