Tensionohet fushata: Vidhet selia e PD në Cërrik, hajdutët marrin kompjuterin

20
Sigal

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Cerrik.

Gazetari i Syri Tv njofton se gjatë mbrëmjes (1 maj) është vjedhur selia e Partisë Demokratike të Cërrikut.

Burimet shpjegojnë se në zyra janë marrë kompjuteri dhe një televizor.

Ende nuk dihen autorët dhe policia nuk ka një njoftim për ngjarjen.

Vlen të theksohet se një ditë më parë kreu demokrat Berisha prezantoi në një takim madhështor kandidatët e opozitës për Belshin dhe Cërrikun