VIDEO/ “Rama ik”, Kryemadhit i ndërpresin simpatizantët rrugën drejt Korçës

389
Sigal

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim është takuar ditën e sotme me një numër mbështetësish në Libonik të Korçës.

Thuhet se simpatizantët e LSI-së ia ndërprenë Kryemadhit rrugën drejt Korçës. Në pamje duket se kryetarja e LSI-së pritet me brohorima “Rama ik” dhe thirrjet për fitore. Në këtë takim nuk kanë munguar as puthjet e përqafimet, edhe pse nuk janë shumë të rekomandueshme në këto kohë.